Foto-Studentët i tregojnë vendin Ramës/ Ne nuk jemi Lulzim Basha
Prej 12 ditësh, studentët janë ngritur në protesta, duke mos...
?Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur në sistemin e qeverisjes?
Në datën 14 dhjetor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan në ambientet e Kontrollit të Lartë të shtetit Konferencën Kombëtare me temë: ?Për një autoritet Kombëtar anti-korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur në sistemin e qeverisjes?.
Ideja për organizimin e këtij aktiviteti të përbashkët u mbështet nga produktet e punës së tyre si: raporti i Auditimit të performacës mbi ?Strategjinë Antikorruspion?nga KLSH dhe studimi i IDM-së ?Ulja e Ndikimit të Politikës mbi Agjencitë Anti-korrupsion ?.
Fjalën përshëndetëse në fillim të aktivitetit e mbajti në emër të Kryetarit të KLSH-së, z.Bujar Leskaj, Drejtori i Përgjithshëm i KLSH-së, zj.Lindita Milo (Lati), e cila theksoi ?…Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, politik dhe social është synimi kryesor i çdo vendi, për më tepër kjo bëhet dhe më e rëndësishme në shtetet me demokraci të brishtë dhe me institucione në zhvillim. Krahas të tjerave, korrupsioni është një nga pengesat kryesore për arritjen e këtij synimi. ?Korrupsioni shkatërron vendet e punës dhe pengon zhvillimin, i kushton ekonomisë së botës miliarda dollarë çdo vit. I ngujon të varfrit në varfëri, përderisa qeveritë e korruptuara anembanë botës vjedhin buxhetin e shtetit dhe parandalojnë që njerëzit e devotshëm që punojnë me djersë dhe me ndershmëri të fitojnë nga frytet e punës së tyre. Korrupsioni vjedh investimet që duhej të shkonin në shkolla dhe spitale për aq kohë sa të korruptuarit u shmangen taksave që duhen paguar.?
Me rritjen e korrupsionit dhe njohjen e efekteve të dëmshme të tij në rritjen ekonomike dhe stabilitetin shoqëror, kërkesa për strategji praktike për të reduktuar korrupsionin është rritur në mënyrë drastike.
Duke iu referuar raportit përfundimtar të auditimit të performancës mbi ?Strategjinë anti-korrupsion të qeverisë shqiptare?, zonja Milo konkludoi që kjo strategji është e dështuar në masën më të madhe (objektivi A.11 si dhe përgjithësisht Strategjia Anti-korrupsion dhe Plani i Veprimit për ta vënë në jetë atë), dhe për të siguruar implementimin e një nisme kaq jetike për vendin e për të eliminuar në vijimësi riskun e transferimit të KKK nga njëri institucion në tjetrin, KLSH rekomandon krijimin e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion. Kjo agjenci sugjerohet të jetë nën varësinë e Kryeministrit dhe përgjegjëse për rihartimin, rizbatimin dhe monitorimin e mëtejshëm të SNKK dhe PV, duke marrë fillimisht dakordësinë e Kuvendit për dokumentet strategjikë në formën e një Ligji të posaçëm.
Më pas e mori fjalën, z.Sotiraq hroni, Drejtor Ekzekutiv i IDM. Zoti Hroni, falënderoi fillimisht z.Leskaj për hapjen e KLSH-së dhe veçanërisht bashkëpunimin me shoqërinë civile, fryt i të cilit ishte edhe aktiviteti i sotëm. Bashkëpunimi KLSH-IDM është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit mes OSHC dhe institucioneve shtetërore. Zoti Hroni duke folur për strategjinë anti-korrupsion dhe për Zyrën Kombëtare të antikorrupsionit që është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë theksoi që këtu ka konflikt të hapur interesi sepse qeveria nuk mund të kontrolloje vetveten. Kjo zyrë duhet të jetë e pavarur në kuptimin e vërtetë të fjalës si të gjitha institucionet e tjera të pavarura ,sepse vetëm pavarësia siguron cilësi.
Zoti Rinald Muça, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Peformancës prezantoi rezultatet e auditimit të performancës mbi ?Strategjinë anti-korrupsion të qeverisë shqiptare?. Zoti Muça paraqiti objektivat e auditimit, kontekstin në të cilin u zhvillua auditimi, periudhën e auditimit, subjektet e audituara dhe veçanërisht mesazhet e auditimit, konkluzionet dhe rekomandimet. Një nga rekomandimet kryesore të KLSH-së ishte krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër korrupsionit, me qëllim që të sigurohet implementimi i strategjisë me eficiencë dhe efektivitet.
Zoti Mario Mariani, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Tiranë, në fillim të fjalës së tij evidentoi faktin e njohur që 80% e shqiptarëve konfirmojnë që ndeshin elementë të korrupsionit në jetën e tyre të përditshme. Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisioni Europian i kanë kushtuar rëndësi të veçantë këtij fenomeni dhe reforma në drejtësi do të ndihmojë në mënyrë të dukshme në luftën kundër korrupsionit. Miratimi së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Emërimeve në drejtësi tregon që reforma po konsolidohet. Zoti Mariani,theksoi gjithashtu- se implementimi i strategjisë antikorrupsion po monitorohet nga institucionet e BE-së.
Në Konferencë e morën fjalën edhe z.Boris Divjak, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Transparency International; znj.Rovena Sulstarova, IDM, e cila u fokusua në krijimin e një Autoriteti antikorrupsion legjitim dhe të gjithëpranuar; deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z.Genc Pollo, Kryetar i Komisionit të Integrimit Europian, ?Sfidat e sistemit aktual dhe implikimet e alternativave të reja?; z.Flori Karaj nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të interesit.
Në përfundim pati pyetje dhe debate nga të pranishmit, veçanërisht mbi statusin e Agjencisë Antikorrupsion.
Në takim morën pjesë përveç personaliteteve që drejtuan panelin, përfaqësues të KLSH-së, IDM, Ministrisë së Drejtësisë, PNUD, USAID, përfaqësues të medias, etj.
Prej 12 ditësh, studentët janë ngritur në protesta, duke mos...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ne QTU vijon festa deri te dielen. Qendra ka organizuar nje ...
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku do ...
Pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e kuvendit të PD-së, ...
Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot një seancë të jas...
Ish-zëvëndës ministri i Arsimit për një periudhë dy javore, ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ësht...
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku ësh...
Studentët me protestën e tyre i kanë “hyrë” Lulzim Bashës, j...
Është ekstraduar nga Greqia një shqiptar që është dënuar me ...
Shefi i Departamentit të Kulturës në PD, njëkohësisht anëtar...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka s...
Kreu i Partisë Demokatratike, Lulizm Basha nuk është i vetmi...
Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar...
Plot dhjetë persona, mes të cilëve edhe organizatorë e pjesë...
Ndodh në Kuvendin e PD-së dhe sërish protagoniste është Grid...
Qytetarët nga Shkodra i janë bashkuar ditën e sotme protestë...
Sot, Luzim Basha ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin Kombë...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy veta, pasi kanë godit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...