web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

13 Dhjetor 2018, 14:31, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja, i cili akuzohet për përndjekje dhe dhunim të ish-dashurës së tij Xhisiela Malokut.Prokuroria ka kërkuar një vit dënim për djalin e deputetit socialist.

Ndërkohë Gjykata e Krujës kishte pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar që në këtë rast bën që djali i deputeti të përfitojë ulje dënimi me 1/3, shkruan faxweb.al.

Kujtojmë që kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rrajen dhe deputetë të tjerë të PS-së se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje

Akuza për të cilat Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë Krujë Emiljano Nuhu pasi dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin kërkoi azil politik në Zvicër./CNA.al





Lajmet e fundit nga