web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

13 Dhjetor 2018, 13:38, Aktualitet CNA

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje.

Në një njoftim në faqen zyrtare të universitetit, senati bën me dije se është i gatshëm të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët si dhe të përfshihet në të gjitha mekanizmat financiarë për të garantuar transparencë maksimale.

?1-Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët

2-Të mbështesë si të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t?i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

3-Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiare, për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve.?-shkruhet në tre pikat e para të reagimit të senatit.

Ndërsa më tutje ky senat deklaron se është i gatshëm të përfshijë studentët në vendimmarrje si dhe merr përsipër të ngrejë një grup pune për shqyrtimin e të gjitha porblematikave brenda UART-së.

?4-Senati Akademik i UART mer përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5-Senati Akadamik i UART mer përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART.?-shkruhet në  njoftimin e Senatit Akademik të Universitetit të Arteve./CNA.al





Lajmet e fundit nga