web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këto janë shenjat e fshehura të depresionit, sëmundjes që vret në heshtje

13 Dhjetor 2018, 13:32, Kuriozitete CNA

Depresioni është një gjendje që nuk lidhet as me gjininë e as me statusin ekonomik, të personave, të gjithë janë të predispozuar që të vuajnë nga depresioni.

Një ndër  problemet kryesore që lidhen me depresionin është fakti që shpesh i neglizhojmë shenjat, ose nuk arrijmë t?i dallojmë. Më poshtë ju sjellim disa prej shenjave të cilat do t?ju ndihmojnë që ta pikasni herët këtë sëmundje.

Nuk je në humor

Depresioni nuk është nje gjendje e lehtë, nëse nuk trajtohet në kohë mund të shkaktojë edhe vdekjen. Nëse shumicen e kohës ndjehesh i trishtuar ekziston mundësia që të jesh duke rënë në depresion.

Humbje e interesit

Kur je i trishtuar humori të ndryshon totalisht, mund të irritohesh edhe nëse dëgjon zërin e partnerit, apo këngën e preferuar në radio.

Nuk mund të durosh asgjë, çka të pëlqente më herët, tani të duket e pakuptimtë. E vetmja gjë që do është të hysh në dhomën tënde, të flesh dhe të lësh gjithçka jashtë.

Ndjehesh i izoluar

Depresioni të bën të ndjesh pasiguri, ke frikë të dalësh pasi frikësohesh nga paragjykimet mbi mënyrën se si ndjehes, ndaj bën ç?është e mundur për ta fshehur atë që po të ndodh.

Nuk mund të përqëndrohesh

Nuk mund të përqëndrohesh në studimet e tua, as në punë, fantazmat të përndjekin, e ke të pamundur të zbatosh detyrat e tua e nuk mundesh, as të marrësh vendime. Gjithë kjo situatë të bën të ndjehesh në faj dhe i paaftë./Cna.al





Lajmet e fundit nga