web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm aktor dhe moderator! Bes Kallaku paska qenë futbollist, madje edhe e kanë “kërcënuar”

11 Dhjetor 2018, 11:53, Lifestyle CNA

Bes Kallakun e kemi parë në rolin e aktorit të humorit dhe atë të moderatorit, e nuk do të na kishte shkuar mendja kurrë se ai ka qënë edhe futbollist. Mbrëmjen e së hënës, aktori Bes Kallaku zbuloi përmes një fotoje në ?Instagram? se kishte qenë futbollist i ekipit të Mamurrasit.

 

?Çfarë tifozerije kam pas atëherë kur luaja për Mamurrasin.? ? shkruan Bes Kallaku.

Madje, aktori sqaron plot humor se në foto, është ai ?kuq e zi me surrat përballë?. Nga ana tjetër, Besi nuk la pa shpjeguar edhe presionin që kishte përjetuar nga Presidenti i klubit.

?Nuk dini diçka tjetër, që nga krahu i djathtë i fotos ishin varrezat edhe thoshte Presidenti i Klubit, Z. Ded Ndreca: ?Po nuk fituat, atje e keni vendin??. ? komenton Bes Kallaku.

Tanimë, Bes Kallaku bën një profesion shumë larg atij të futbollistit, teksa shfaqet si aktor humori në ?B.E Caffe? çdo të dielë në televizionin ?Klan?.





Lajmet e fundit nga