web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unaza e Madhe/ Gjiknuri: Zgjidhim kontratën, nëse konfirmohet falsifikimi

8 Dhjetor 2018, 12:40, Aktualitet CNA

Pas disa ditësh akuza për skandalin me tenderin e Unazës së Madhe, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri shkruan se në ndryshim nga Partia Demokratike që sipas tij qeveriste vendin me dokumente fallso, ARRSH ka pezulluar projektin dhe ai vetë i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin ekëtij shqetësimi publik.

?Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën. ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1. Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.?-shkruan ai.

Më tej Gjiknuri thekson se kjo kompani nuk ka marrë asnjë para nga buxheti i shtetit dhe se garancia e saj financiare do sekuestrohet nëse dokumentet e saj  nuk janë autentike

?Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.?-bën me dije ministri i Infrastrukrturës dhe Energjisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga