web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përveçse na tregoi shtepinë nga brenda, Flori sapo zbuloi dhe “bukuroshen” që e pret me padurim të kthehet

8 Dhjetor 2018, 11:10, Lifestyle CNA

Për muaj e muaj me rradhë, Flori Mumajesi u zhduk pa lënë gjurmë në rrjetet sociale! Por u desh që të merrte pjesë në festivalin ?Kënga Magjike?, që të na hapte fillimisht shpirtin me këngën ?Plas?, e më pas dyert e shtëpisë.

Ditën e sotme, u konfirmua se këngëtari Flori Mumajesi është pjesë e finales së festivalit. E ndërsa të gjithë mund ta kenë festuar jashtë këtë lajm, kantautori zgjodhi të kthehet në shtëpi.

Përmes një postimi në profilin e tij në ?Instagram?, ai zbulon edhe ?bukuroshen? që e pret plot me mall sapo Flori hap derën. Këngëtari na prezantoi me qenushen e tij, të cilën e përkëdhel me shumë dashuri, madje e ka pagëzuar me pseudonomin ?mace?.

Duket se Flori dhe qenushja, që qenka si top dëbore, janë shumë të lidhur me njëri ? tjetrin.

Nga ana tjetër, pamë se strehëza e ngrohtë e Florit qenka e arreduar shumë moderne dhe plot shije! Nuk ndodh shpesh, që këngëtari të hapë dyert e shtëpisë, ndaj le të lumturohemi me këtë moment.





Lajmet e fundit nga