web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këto janë rreziqet që u kanosen, nënave që lindin djem

8 Dhjetor 2018, 17:29, Lifestyle CNA

Një studim  i realizuar nga Universiteti i Granad-ës në spanjë ka dalë në përfundimin se nënat të cilat presin djem shfaqin nivel më të lartë të stresit, se nënat që presin vajza.

Kjo ndodh për shkak se gjatë shtatzënisë me një fetus të gjinisë mashkullore trupi krijon më shumë radikale të lira të cilat rrisin mundësinë për dëmtimin permanent të qelizave,  si dhe mundësinë për të shkaktuar sëmundje. Sipas studimit radikalet e lira mund të sjellin sëmundje si depresioni si dhe Alzhaimeri

Truri ndryshon përgjithmonë

Revista shkencore PLoS ONE, ka publikuar një zbulim interesant. Pasi ka analizuar trurin e 32 grave të vdekura nga mosha 32 deri në moshën 101-vjeçare, ka dalë në përfundimin se 2/3 e këtyre grave kishin gjurmë të AND-së mashkullore në trurin e tyre.

Këto gra kishin  gjurmë të AND-së së femijëve të tyre në tru. Në këtë rast është gati e pamundur të dallohet nëse edhe nënat që kanë lindur vajza kanë gjurmë të ADN-së së tyre në tru, duke qenë se është e pamundur të dallohet AND-ja femërore e një tjetër njeriu, brenda trurit të një gruaje.

Qumështi i gjirit

Katie Hinde, profesoreshë e Universitetit të Harvard, ka zbuluar se qumështi i gjirit tek nënat që lindin djem është i ndryshëm nga qumështi i nënave që lindin vajza.Qumështi i nënave që lindin djem përmban 35 % më shumë yndyrna dhe proteina, kjo sepse foshnjat djem kanë nevojë për më shumë energji për t?u zhvilluar./Cna.al

 





Lajmet e fundit nga