web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja çfarë rreziku i kanoset trurit tuaj nëse nuk flini mjaftueshëm

8 Dhjetor 2018, 16:11, Lifestyle CNA

Orët e pamjaftueshme të gjumit paraqesin rrezik për trurin tonë,kjo sipas studimeve të ndryshme.Pa orët e mjaftueshme të gjumit,truri i njeriut mund të plaket më shpejt.

Në nje studim janë analizuar rreth 66 të rritur kinezë nga mosha 55 vjeç e lart.

Pjesmarrësit i janë nënshtrur një testi ku janë bërë dhe rezonanca të trurit,për të parë parametrat e këtij të fundit.Ndër të tjera shkencëtarët kanë testuar edhe aftësitë njohëse të trurit të tyre.

Në të dhënat e mbledhura është parë se personave të cilëve flinin më pak orë u kalonte më pak gjak në tru,ndaj dhe shfaqnin vështirësi në aplikimin e aftësive njohëse,apo zbatuese të trurit.

Sipas studimeve mungesa e gjumit mund të sjellë probleme edhe teK fëmijët. Referuar raporteve, fëmijët të cilët nuk flejnë mjaftueshëm mund të kenë pubertet të vonë, si dhe vështirësi në përthithjen e informacioneve./Cna.al

 

 





Lajmet e fundit nga