web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eskavatori i prish shtëpinë, orangotangu i del para dhe tenton ta ndalojë

4 Dhjetor 2018, 13:40, Aktualitet CNA

Një video e një eskavatori në pyll është bërë virale pas momentit kur atij i doli para një orangotang që po përpiqej të mos i lejonte t?i prishnin shtëpinë.

Në video shihet se si eskavatori rrëzon një grumbull pemësh të prera, ndërsa majmuni i vjen dhe në dëshpërim të plotë përpiqet ta ndalojë makinën me duart e tij.

Ai përpiqet të kapet pas metalit të fortë, por rrëshqet dhe bie poshtë në pirgun e pemëve që dikur ishin shtëpia e tij.

I gjithë pylli rreth tij shihet se është shkatërruar.

Skena është regjistruar pak muaj më parë në perëndim të Kalimantanit, Indonezi, pasi një ekuipazh ndërtimi shkatërroi një pjesë të pyllit Sungai Putri, një vend i njohur për banimin e orangotangëve Bornean, rraca e të cilëve rrezikohet në mënyrë kritike.

Për fat të mirë, Shpëtimi Ndërkombëtar i Kafshëve (IAR) ishte afër dhe mundi të shpëtonte majmunin, i cili nuk hiqte dorë nga vendimi i tij për të mbrojtur shtëpinë, dhe ta zhvendoste në një zonë të largët të mbrojtur të pyllit.





Lajmet e fundit nga