web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj si kandidat i LSI-së për Tiranën?

1 Dhjetor 2018, 18:11, Aktualitet CNA

Ish-kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Andi Përmeti, në një postim  në rrjetet sociale ka shkruar në mënyrë ironike se kryebashkiaku Erion Veliaj do të jetë kandidati i LSI-së për Tiranën.

Në shkrimin e tij, Përmeti, thekson se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me deklaratat që bëri dje, i hoqi Veliajt çdo përgjegjësi në lidhje me teatrin dhe Unazën e Madhe.

?Dje, Monika Kryemadhi deklaroi publikisht se Erion Veliaj eshte nje kryetar bashkie i cili ka bere shume pune dhe shume pune te mira per Tiranen. I hoqi cdo pergjegjesi per teatrin dhe unazen e madhe duke deklaruar qe Erion Veliaj ska faj dhe as pune me keto dy histori por eshte Rama qe e detyron te perfshihet ne te dyja historite e mesiperme.?-shkruan ai.

Më tej Përmeti shtoi se Kryemadhi zgjodhi t?i bëj fushatë Veliajt dhe sipas tij nuk do ishte habi nëse së shpejti ata të dy do ndanin tepsinë.

?Dje, Monika Kryemadhi nen petkun e drejtueses se LSI zgjodhi te bej fushate per Erion Veliaj dhe duke pare historine e LSI, cfare ka thene per kedo nga politikanet qe me pas ka ndare tepsine dhe se si ka kaluar nga nje krah ne tjetrin vetem per nje cope nga tepsia e pushtetit, fushata e djeshme per Veliaj nuk ben asnje habi.?-vijon ai më tej.

Për Përmetin mosreagimi i Partisë Demokratike ndaj qëndrimit të gjysmë opozitës bën shumë habi dhe sipas tij asnjë demokrat nuk duhet ta barazojë veten me tepsinë e LSI-së dhe duhet të luftojë çdo ditë kundra padrejtësive.

?Habi ben mosreagimi i Partise Demokratike ndaj fushates pro kryetarit te bashkise Tirane nga gjysma e opozites. Si ka mundesi qe gjysma e opozites sulmon gjithe diten Erion Veliajn dhe gjysma tjeter del dhe mbron publikisht punet e tij, dhe ne fund kerkojne krah njeri tjetrit ti besoje populli se kjo dyshe eshte ndryshe nga Rama dhe se kjo dyshe do sjell shpresen tek njerezit per nje Shqiperi me te mire. Brockulla. Asnje demokrat sduhet ta barazoje veten me tepsine e LSI dhe duhet cdo dite te luftoje per ti treguar kujdo qe ne nuk jemi si ata, jemi me te mire.

Kush nuk e ben sot te mos pretendoje neser se eshte nderyshe nga tepsia LSI dhe as nga Rama-Veliaj.?-mbyll postimin në rrjetet sociale ish-kandidati i PD-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga