web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E sqarojmë jashtë!” Nuk i pëlqeu vlerësimi i Kledi Kadiut, konkurenti i DWM acarohet në skenë

27 Nëntor 2018, 10:53, Lifestyle CNA

Prej dy javësh, aktori i humorit Romeo Veshaj është ngjitur në skenën e ?Dance With Me? pa partneren e tij, Anjeza Maja e cila është lënduar gjatë provave dhe qëndron në juri duke rrëfyer sekretet e çifteve në kërcim. Mbrëmjen e djeshme, Romeo performoi në shoqërinë e balerinëve profesionistë, nën tingujt e kolonës zanore të filmit ?Gladiatori? dhe mori shumë duartrokitje nga publiku në sallë.

Por për vlerësimin e jurisë, duket se Romeo kishte shumë rezerva, sidomos nga ai i Kledi Kadiut, të cilit iu përgjigj pa iu dridhur qërpiku.

?Nuk e përmende fare emrin tim, fole vetëm për Anjezën, ndërkohë që Anjeza nuk ishte?, ? tha aktori i humorit.  

Mirëpo, Klediu e kaloi situatën lehtë duke u shprehur se atij i paska mbetur hatri nga java e shkuar.

?Të ka mbetur mbetur hatri nga java e kaluar, fillove të qash?? ? i tha Kledi Kadiu.

Kjo përgjigje e acaroi tej mase aktorin, i cili i kërkoi të gjykojë si profesionist!

?Sa për të qarën, më shih mirë në sy , ndryshe e sqarojmë edhe jashtë. Hajde kërceje ti më mirë, por jam i sigurt se do përfundosh në napoleon, si javën e kaluar?. Këtu nuk kemi ardhur për të qarë, por për të treguar se cilët jemi. Je profesionist dhe vlerëso siç duhet?, ?  tha Romeo Veshaj.





Lajmet e fundit nga