web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Nëna e të miturit që u arrestua flet për CNA.al/ Djali nuk është mirë, Rama ti vër gishtin kokës

25 Nëntor 2018, 13:11, Aktualitet CNA

Ditën e sotme disa prej banorëve të zonës së Astirit protestuan, para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarave.

Pas dhënies së vendimit prej Gjykatës, në burg mbeti vetëm Dorian Protoduari, kurse 11 të tjerët u lanë të lirë.

Por nëna e 13-vjeçarit, që u arrestua nga policia ka treguar se djali i saj ka probleme edhe pse është liruar.

Në një prononcim për CNA.al (CityNews Albania?) ajo ka thënë se djali e kanë arrestuar duke shkuar për në shtëpi në trotuar.

?E ndalon makina e policisë dhe e merr me zor. Unë i ndalova dhe u thashë më merrni mua, jo çunin se jam prindëri. Por jo nuk më morën, më shtynë mua. Kam marrë plagë në gju. Vjehrri që është 78 ?vjeç filloi të qante në trotuar?, – ka treguar ajo për CNA.al.

Më tej ajo ka rrëfyer se pas lirimit djali i saj nuk është në gjendje të mirë.

? E kam vizituar më kanë thënë ta çojë tek psikologu. Djali është i zverdhur, thotë nuk iki në shkollë?, – ka vazhduar ajo.

Ndër të tjera ajo ka kërkuar që kryeministri Rama ti vër gishtin kokës sepse shtëpitë i kanë ndërtuar me mund dhe sakrifica.

?Rama ti vër gishtin kokës sepse shtëpitë i kanë ndërtuar me mund dhe sakrifica, nuk mund t?i shemb?.

Më poshtë po ju sjellim video, në të cilën nëna e 13-vjeçarit mundohet të mbajë lotët. Pamje të cilat flasin më shumë se sa 1000 fjalë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga