web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Janë emra shqiptarë"/Florjan Binaj tregon historinë e emrave të fëmijëve

24 Nëntor 2018, 21:24, Aktualitet CNA

Si çdo të shtunë ?Shiko kush luan? nën moderimin e Luana Vjollcës, përveç surprizave dhe të qeshurave, na sjell dhe momente mjaft të veçanta. E tillë ishte dhe situata e krijuar gjatë njërës prej sfidave të programit.

Pjesë e lojës së quajtur ?Ping Pong? këtë herë ishte dhe vetë kapiteni i skuadrës së kuqe, Florian Binaj. Gjatë sfidës, atij iu drejtua një pyetje sa e bukur aq edhe interesante në lidhje me fëmijët e tij.

?Përse ke zgjedhur emrat Krena dhe Galuk për fëmijët dhe cili është kuptimi i tyre??

Dhe shpjegimi që Flori dha ishte tepër i bukur dhe kuptimplotë.

Artisti tregoi se emri i vajzës së tij, Krena, vjen nga fjala krenari dhe për më tepër është një lumë në Gjakovë. Ndërsa Glauk, është emër Ilir i cili është edhe pjesë e historisë shqiptare. Flori tregoi se ky emër është përdorur edhe në filmin e Aleksandrit të Madh, gjatë momentit kur Aleksandri i drejtohet një luftëtari duke e pyetur ?Nga vjen ti?? dhe ai i përgjigjet ?Unë jam Glauk dhe vi nga Iliria?.

Gjithashtu Binaj tregoi se emrin e vajzës, Krena, e ka zgjedhur vetë ai, ndërsa emrin e djalit, Glauk e vendosur bashkëshortja e tij, Sadina.

Flori tha me humor se edhe 8 fëmijët e tjerë që të ketë, sërish emrat e tyre do të jenë ilirë dhe shqiptarë. Ai ka treguar gjithmonë që dëshiron familje të madhe ndaj nuk është çudi që të presim emra të tjerë të bukur e plot kuptim prej tij dhe Sadinës.

Jo vetëm një histori e bukur për tu treguar, por në këtë mënyrë Flori sapo dha një mesazh mjaft të rëndësishëm, të përdorim sa më shumë emra shqiptarë sepse ruajtja e tyre brez pas brezi është një trashëgimi e vërtetë kulturore e vendit tonë.





Lajmet e fundit nga