web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Roberto Cavalli sulmon blogeren Chiara Ferragni pas fotos me bikini: “Je makineri parash!”

23 Nëntor 2018, 21:45, Aktualitet CNA

Pas Stefano Gabbana-s, një tjetër stilist i njohur italian e përdor Instagramin për të sulmuar ato personazhe që nuk i pëlqejnë.

Roberto Cavalli i është kundërvënë sërish blogeres italiane Chiara Ferragni, pasi një postimi të kësaj të fundit.

Bjondja bukuroshe kishte pozuar me bikini për të reklamuar jo vetëm linjat e rregullta pas lindjes por edhe eventin e ?Intimissimi? në Milano.

Por Cavalli i ka bërë disa kritika të forta mëmësie që lidhen me faktin që ajo nuk e ka ushqyer djalin me qumësht gjiri:

?Po i bën reklamë kërthizës!! Kush mendon se je! Ti je thjesht një makineri parash! Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën?.

?Nuk e ke ushqyer me gji! Kishe frikë se mos të prishej gjoksi!?

Kjo nuk është hera e parë që Ferragni kritikohet nga një stilist i njohur. Stefano Gabbana gjithashtu sulmoi blogeren pas dasmës së saj, duke e cilësuar si ?të lirë? dhe ?komplet e pavlerë?.





Lajmet e fundit nga