web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan gjithnjë role të fortësh, “Shkëmbi” tregon anën e tij të butë me vajzën

23 Nëntor 2018, 18:45, Lifestyle CNA

Dwayne ?The Rock? Johnson është i famshëm për rolet e tij me personazhe të ?ashpër?.

Por, ylli 46-vjeçar i filmave aksion tregoi anën e tij më të butë, duke postuar në Instagram një tjetër foto me vajzën e tij të vogël.

Kësaj radhe, ai shpjegonte se e la vogëlushen Jasmine që t?i pikturonte fytyrën me bojë para se të nisej për në punë. Pasi Dwayne i kërkoi asaj një puthje, fëmija duke qeshur i kishte kërkuar që ta linte t?i pikturonte fytyrën.

Aktori i kishte vënë një kusht:

Mirë, por sigurohu që të zgjedhësh ngjyra që i shkojnë më shumë ngjyrës së fytyrës sime.?
Babai i marrosur pas të bijës, shkruante bashkë me foton në Instagram:

Sado çmenduri që të duket, me jetën time të zënë, këto janë gjerat që në fakt unë i dashuroj.?
Në shtator, ai ndau një postim të ngjashëm ku ishte ulur bashkë me vajzën dhe e shikonte gjithë endje taksa ajo i lyente thonjtë e duarve.





Lajmet e fundit nga