web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Revoltohet profesori i njohur/ Braktis takimin e Bashës kur merr fjalen Grida

22 Nëntor 2018, 11:23, Aktualitet CNA

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një bashkëbisedim për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, ku deputetë të opozitës kanë bërë prezantimet e tyre në lidhje me buxhetin 2019, për fusha të ndryshme.

Por, burime për CNA.al, bëjnë të ditur se një incident ka shoqëruar takimin e opozitës së bashkuar. Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka braktisur takimin në mënyrë demonstrative në momentin që fjalën e ka marrë sekretarja e Bashës për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, profesor Gjekmarkaj ka braktisur takimin.

Nuk dihet se pse Gjekmarkaj u largua nga takimi në mënyrë demontstrative,  në momentin që fjalën e mori deputetja Grida Duma, ishte shenjë proteste apo përbuzje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga