web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi për Prokurorin e Shkodrës që kaloi Vettingun/ Komisioneri Publik: Të rihapet hetimi

20 Nëntor 2018, 17:30, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerin Publik janë ?përplasur? sërish, për shkak të vendimit mbi prokurorin e Apelit në Shkodër Arben Dollapaj.

Mësohet se komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Po në vlerësimin e Komisionerit Publik për këtë rast shkruhet se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

?Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, – shkruhet më tej.

Gjithashtu bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Institucioni i Komisionerëve Publikë, ankimin e ka publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni./ CNA.al





Lajmet e fundit nga