web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meghan veshi një fustan të gjatë mbrëmjeje dhe njerëzit kujtuan Lady Diana- n

20 Nëntor 2018, 15:40, Lifestyle CNA

Mbrëmjen e djeshme Meghan Markle dhe Princ Harry kanë ndjekur një Shfaqje Variete që kishte si qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi në teatrin London Palladium.

Për efekt të kodit të veshjes, dukesha u u shfaq e veshur me një bust të dekoruar me lule bardh e zi tek i cili binte në sy detaji i një rripi rreth qafës. Ajo e kishte kombinuar pjesën e sipërme të veshjes me një fund të ngushtë në formë sirene në pjesën e poshtme dhe pikërisht ky lloj kombinimi e bënte veshjen e Meghan- it të dukej si fustan.

Pamja në fjalë e dukeshës shumëkujt i ka kujtuar Lady Diana- n, pasi kjo e fundit ishte partizane e lidhjes në qafë.

Megjithëse në shumë dalje publike ky model fustani e Diana- s binte ndesh me regullat e protokollit mbretëror, ish- princesha nuk hezitonte ta vishte.

 

 





Lajmet e fundit nga