web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tregtonin në kushte skandaloze/ AKU mbyll tre subjekte, sekuestrohen 286 kg produkte qumështi

14 Nëntor 2018, 11:35, Aktualitet CNA

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme, operator të biznesit ushqimor dhe një vëmendje të shtuar ndaj tregjeve në mbarë vendin.

Konkretisht, DRAKU Elbasan ka ushtruar kontroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë  dokumentacion veterinar dhe fiskal.

Trupa inspektuese e AKU-së  bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë), 8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.

Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: ?Demir Halili?, ?Bukurosh Asllani?, ?Perparim Shahollari?, ?Bukurosh Peza? dhe ?Albana Peza? u morën masa administrative  gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon:

– operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU

– të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra  çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam?. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.





Lajmet e fundit nga