web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri”/ Rama i kërkon Metës të shkelë Kushtetutën

13 Nëntor 2018, 14:02, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i është bashkuar zërave që kanë reaguar në lidhje me përplasjen mes Ramës e Metës, pasi ky i fundit refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se e gjithë praktika e emërimit të Ministrit të Brendshëm mund të përcaktohet me këto tri fjalë: paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!

Sipas deputetit të LSI, kryeministri Rama në fillim shkeli vetë Kushtetutën dhe më pas kërkoi që një gjë të tillë ta bëjë edhe Meta.

?Sepse ai, Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t?i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njejtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën!?-shkruan Rama.

Më tej ai thekson se kjo është e paprecedentë dhe e patolerueshme. ?As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës, është e paprecedentë dhe e patolerueshme! Mjaftojnë edhe shembuj të tillë që të tjerët, miqtë, partnerët, por edhe ata që nuk na duan, jo vetëm të mos na konsiderojnë e të mos na marrin seriozisht, por të na quajnë me të drejtë qesharakë e karagjozë të pavlerë!?-shkruan Luan Rama.

Gjithashtu, deputeti Rama thekson se ?Ndaj e gjej me vend të kujtoj Fan Nolin kur thoshte se ?kanë të drejtë dhe ata që qeshin, dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë…
…Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha?./CNA.al





Lajmet e fundit nga