web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikonstruktohet qendra shëndetësore e Ksamilit/ Manastirliu: Do Rehabilitojmë 100 të tjera në vitin 2019

11 Nëntor 2018, 10:34, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve në Qendrën Shëndetësore Ksamil u shpreh se po përfundon rikonstruksioni me standarde i 80 qendrave shëndetësore dhe autoambulanca në vend.

?Do të zgjerojmë kantierin e shëndetësisë në shërbimin shëndetësor parësor me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore gjatë vitit 2019, me synim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor afër vendbanimit për qytetarët nga veriu në jug?- ka thënë Manasterliu.

Më tej ajo ka deklaruar se qendra Shëndetësore në Ksamil do të garantojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe shërbim cilësor për qytetarët.

?Vetëm në qarkun e Vlorës po përfundojnë 11 qendra shëndetësore, të cilat do të pajisen edhe me aparaturat e nevojshme. 480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standarde bashkëkohorë në shërbimin shëndetësor parësor, me rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë brenda këtij viti. Me buxhetin e vitit 2019 parashikohet të rindërtohen 100 qendra shëndetësore të tjera, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës?, – ka vazhduar ministrja gjatë fjalës së saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga