web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Michelle Obama për Trump:”Nuk do e fal kurrë, më ka prekur familjen”

10 Nëntor 2018, 08:35, Aktualitet CNA

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të publikojë javën e ardhshme  librin e saj autobiografik të titulluar ?Becoming?.

Ndër të tjera Michelle Obama diskuton në libër antipatinë e saj për presidentin Donald Trump, dhe siç shprehet ajo, kjo jo për arsye politike apo se ai është kundërshtari politik i të shoqit por sepse ka gënjyer në lidhje me dhënat personale të familjes së saj.

?E gjithë kjo histori ishte e furishme, ishte për të nxitur kaos  dhe tregoi një frymë ksenofobie. Po nëse dikush shumë nacionalist do merrte armën dhe do të vinte në Uashington? Po nëse dikush u vihet pas vajzave të mia pas atyre që ka thënë Trump? Ai ka folur në menyrë të pamatur, ka rrezikuar statusin e familjes dhe për këtë nuk do e fal kurrë?- është shprehur Michelle.

Ish-zonja e parë ka folur gjithashtu për raportin me Barack Obamën, për  triumfet, vështirësitë dhe momentet delikate, duke përmendur gjithashtu edhe një abort dhe faktin që vajzat i ka lindur me fekondimin in vitro.





Lajmet e fundit nga