Manfred Weber synon të vihet në krye të Komisionit të BE-së
Sot Partia Popullore Europiane vendos në Helsinki se cili d...
Nga Alan Posener
Gjatë 3 viteve të fundit, kam marrë shumë telefonata nga mediat britanike, duke më pyetur nëse Angela Merkel kishte marrë më në fund një goditje fatale. Dhe unë u jam përgjigjur gjithmonë: ajo është rrëzuar, por nuk ka dalë ende nga gara. Megjithatë tani, ajo ka rënë në tapet, dhe është jashtë loje.
Rezultati tejet negativ i partisë së saj në zgjedhjet lokale të kësaj fundjave, e ka detyruar atë të bëjë me dije se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e Unionit Kristian Demokrat (CDU) në konferencën e partisë, që parashikuar të mbahet në muajin dhjetor. Në kohën që po shkruaj ajo dëshiron që të mbetet kancelare. Por pas një viti, mund të jetë larguar edhe nga kjo detyrë.
Zgjedhjet në landin e Hesenit, i dhanë goditjen përfundimtare. CDU-ja humbi 11.7 pikë përqindjeje të votive, në një garë të dominuar nga çështjet kombëtare. Rreth 50 për qind e votuesve të anketuar, thanë se donin të dërgonin një ?mesazh proteste? në Berlin.
Mesazhi është marrë. Partia e Merkelit, po përpiqet ta braktisë këtë të fundit. Por është e vonuar në kohë. Në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2017, CDU-ja e Merkelit dhe simotra e saj bavareze CSU humbën 8.6 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës.
Rënia e CDU, ishte e barazvlefshme me rritjen e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Shumë vetë brenda CDU-së, i bënë thirrje partisë që të kthehej në një profil më konservator. Por Merkeli bëri të kundërtën, duke u përpjekur të formonte një qeveri me një koalicion që u quajt ?Xhamajka?, me të Gjelbrit dhe liberalët e Partisë së Lirë Demokratike (FDP).
Kur FDP u largua nga bisedimet, Merkel u detyrua të ecte përpara me ?koalicionin e madh? me Socialdemokratët (SPD), të cilin nuk e donte asnjëra palë. Që atëherë, CDU dhe SPD kanë pasur rrjedhje votash, ndërsa AfD-ja ka arritur të fitojë vende në të 16 parlamentet rajonale, si dhe Bundestag.
Me vendin që po lëviz në të djathtë, ilaçi duket i thjeshtë:CDU duhet të ndjekë rrymën. Por në zgjedhjet rajonale në Bavari në fillim të këtij muaji, edhe CSU pësoi një rënie dramatike. Njerëzit që e kanë braktisur CDU-në për të djathtën ekstreme, nuk do të rifitohen lehtë.
Nga ana tjetër, të rinjtë po votojnë për të Gjelbrit, ndërsa AfD-ja përfaqëson ende një pjese e njerëzve të bardhë të moshuar.
Pra, nëse CDU-ja zhvendoset shumë në të djathtë, sa që një koalicion me të Gjelbrit në rritje të bëhet i pamundur, pasardhësi i Merkelit mund ta gjejë veten në një situatë, ku i vetmi opsion i mundshëm është një aleancë me AfD. Kancelari austriak, Sebastian Kurc, ka treguar se një qeveri mund të formohet edhe në këtë mënyrë:Partia e tij Popullore, po qeveris me Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë.
Por Gjermania nuk është Austria. Duke pasur parasysh skepticizmin e AfD-së jo vetëm ndaj euros dhe BE-së, por edhe ndaj NATO-s dhe ?globalizmit?, blloku i djathtë i CDU dhe AfD, do të përbënte një rrezik ekzistencial për aleancën perëndimore.
Merkel e ka cilësuar Anegret Kramp-Karrenbauer (AKK, siç e quajnë admiruesit e saj) si pasuesen e saj. AKK vjen nga Saarland, e vendosur ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, e cila tradicionalisht prodhon politikanë pro-evropianë. Duke qenë një katolike e devotshme ndaj Papa Françeskut, AKK e kombinon konservatorizmin social, me politikat liberale të emigracionit, dhe një shqetësim për ?mbrojtjen e kreacionit?, gjë qëei lejoi të formonte koalicionin e parë ?Xhamajka? me FDP dhe të Gjelbrit, kur ajo ishte kryeministre e këtij landi.
AKK do të ishte një simbol i vazhdimësisë, por në një CDU post-Merkel që mund të ishte një detyrim. Friedrih Merc, ishte një viktimë e hershme e rritjes së Merkelit në pushtet, dhe ai ka ushqyer ankesat e tij për dekadën e fundit, duke rritur kreditet e tij nga pozitat e një avokati.
Merc, që ka një mendje brilante dhe aftësi të mëdha retorike, është konservator në aspektin fiskal, dhe një figurë e rendit dhe ligjit. Ai është një udhëheqës i spikatur në Atlantik-Brücke, një rrjet udhëheqësish biznesi pro-amerikanë, politikanësh dhe njerëzish të medias.
Në një farë mënyre, ai përfaqëson një rikthim në epokën e Helmut Kohlit dhe, edhe pse kjo e bën atë një figurë të gardës së vjetër të partisë, ka një ndjenjë dezha vyje rreth kandidaturës së tij që punon kundër tij. Më në fund është edhe Jens Spahn, djalë model i të rinjve të CDU-së.
Spahn është homoseksual dhe një nacionalist i pakompromis, duke dalë në çdo rast nga kafenetë e Berlinit ku ?askush nuk flet gjermanisht?, që shpreh keqardhjen e ?përçarjes së shtetit?, të shkaktuar nga politika e emigracionit e Merkelit, si dhe nga qëndrimet e ?anti-homoseksualëve, misogjenistikës dhe antisemitizmit? nga vendet arabe.
Si ministër i Shëndetësisë i Merkelit, ai është parë të ketë rendiment në çështje të tilla si kujdesi për të moshuarit. Por ai ka përsëritur dhe e ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme afrimitetin me Kurc, të cilin ai e sheh si një model. Nëse Spahn do të bëhet shef i partisë dhe pastaj kancelar, ky mund të jetë një hap i mëtejshëm, në rrëshqitjen në dukje të pashmangshme të Gjermanisë drejt nacionalizmit. Dhe ky nuk është një lajm i mirë për Evropën pas Brexit.
Shënim: Alan Posener, bloger gjerman, shkruan për gazetat gjermane ?Die Welt? dhe ?Welt am Sonntag?.
Burimi: ?The Guardian?/ Bota.al
Sot Partia Popullore Europiane vendos në Helsinki se cili d...
Relievi politik ndryshoi këtë javë në Uashington pas rezulta...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një intervist...
Gazetari Mentor Kikia ka shkruar një artikull në të cilin ka...
Mbrëmjen e sotme një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin ...
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Ko...
Ditën e sotme në media u raportua lajmi se se në Amsterdam i...
Autoritetet e Holandës kanë arrestuar shqiptarin Amar Shkëmb...
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbr...
Ditën e sotme trupi i Konstandin Kaçifas u përcoll për në ba...
Njëherë lehtësim, pastaj frikësim: Pas zgjedhjeve në SHBA, p...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e anëtarësime të reja ...
Një nga konkurrentët e emisionit ‘Hell’c Kitchen’, në Top Ch...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet so...
Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në B...
Pas përfundimit të ceremonisë mortore të Konstandinos Kaçifa...
Të tjera detaje janë dhënë në lidhje me aksidentin tragjik, ...
Mbrëmjen e sotme emisioni Fiks-Fare do të transmetojë një tj...
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në K...
Mediat italiane raportojnë se një sasi rekord heroine është ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...