web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Viti i Skëndërbeut”/ Meta nis vizitën zyrtare në Kalabri, zbardhet axhenda

6 Nëntor 2018, 08:27, Aktualitet CNA

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, presidenti Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri.

Në njoftimin për mediat të Presidencës, thuhet se: ?Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë?.





21:42 Aktualitet

Kush nderon i pari?

Nga Ylli DylgjeriNe vitet e rinise time, ne nje nga gjimnaze...

Lajmet e fundit nga