web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të veshurat më bukur në tapetin e kuq të çmimeve MTV EMA

5 Nëntor 2018, 09:56, Lifestyle CNA

Çmimet Evropiane të muzikës MTV bënë bashkë mbrëmë disa nga këngëtarët më të mëdhenj përfshi këtu dy shqiptaret, Bebe Rexha dhe Dua Lipa si dhe Little Mix, Nicki Minaj, Camila Cabello etj, të cilat performuan në Bilbao të Spanjës.

Megjithatë ato që tërheqin vëmendjen si gjithmonë janë paraqitjet në tapetin e kuq. Këtë vit pamë kostume me ngjyra të ndezura neon, fustane të shndritshme, veshje me printe lulesh etj.

Ajo që u shpall si mbretëresha e tapetit të kuq ishte aktorja 21-vjeçare e ?Pitch Perfect 3? Hailee Steinfeld, e cila kishte veshush një fustan të Armani Prive.

Dua Lipa kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me dizajn lulesh, ndërsa Bebe Rexha shkëlqente me një fustan sportiv me temina.

Për më tepër ju ftojmë të shihni të veshurat më bukur në tapetin e kuq të MTV EMA.





Lajmet e fundit nga