web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Berisha puth në buzë vajzën dhe nuk ka “frikë” t’ia tregojë botës

5 Nëntor 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Një nga veprimet që kritikohet më shumë te prindërit është puthja në buzë e fëmijës.

Ndërsa shumë të famshëm kanë dëshmuar se e bëjnë një gjë të tillë, ndjekësit e tyre kanë reaguar të revoltuar duke u shprehur kundër këtij gjesti.

Dhe Robert Berisha është në grupin e atyre personave që e puth në buzë vogëlushen e tij dhe këtë nuk ka frikë t?ia tregojë botës.

Pasditen e kësaj të diele, ai postoi një foto duke puthur vajzën 3-vjeçare Renee, ndërsa shkroi: ?Gjithçkaja ime?.

Babë e bijë shfaqen të veshur sportivë, me atlete, teksa pozojnë të përqafuar.

 

I kontaktuar nga ?Class?, këngëtari dha shpjegimin e tij për këtë situatë:

?Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të?!

Sa u përket paragjykimeve Roberti dha një mesazh për të gjithë portalet që shkruan për të:

?Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort?, e mbyll ai komentin e tij.





Lajmet e fundit nga