web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Se mos ke vjedhur andej nga Gjermania t’keqen”/ Rama replika me komentuesit

2 Nëntor 2018, 14:19, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, një video, ku së bashku me ministrin e Financave Arben Ahmetaj inspektonin doganën e Morinës në Kukës.

?Kukës, Morinë – Bashkimi i Shërbimeve Doganore e Policore të Shqipërisë e Kosovës, së shpejti realitet?-shkruan Rama bashkangjitur videos.

Por, pas postimit të videos, qytetarët kanë reaguar me komente. Një qytetar shkruan ?Nuk na duhen rruget neve zoti kryeminister, na duhen gjera me te medha jetike.?, ndërsa kryeministri i përgjigjet ?S’te duhen rruget ty? Po ate makinen luksoze ku e vozit apo ne male?.

Më tej, një tjetër komentues shkruan ?Se mos ke vjedhur ndonji llogaritje andej nga gjermania t?keqen?, dhe Rama i përgjigjet ?Jo xhan jo, ishte nje tjeter qe matej me Gjermanine jo une?.





Lajmet e fundit nga