web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Kacifas nga RENEA/ Babai i 35 vjeçarit dëshmon nesër në Prokurori

1 Nëntor 2018, 17:50, Aktualitet CNA

Prokuroria do të marrë nesër në pyetje, Jani Kacifas, babain e Kostantinos Kacifas, 35 vjeçarit shqiptaro-grek, Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se i ati i viktimës, është thirrur për të dëshmuar në lidhje me atë që di për ngjarjen, me ftesë të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Njazi Seferi.

Menjëherë pasi Jani Kacifas, të japë dëshminë në organin e akuzës, do të bëhet edhe transporti i trupit të djalit të tij, nga morgu i QSUT për në fshatin Bularat, ku do të organizohet edhe ceremonia mortore.

Kujtojmë këtu se vrasja e 35 vjeçarit shkaktoi tensione të shumta mes Greqisë dhe Shqipërisë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga