web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U cilësua si historike/ Kryeministri izraelit shtyn vizitën në Shqipëri

31 Tetor 2018, 09:22, Aktualitet CNA

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu pritej që nesër të vizitonte Shqipërinë, por vizita në fjalë është shtyrë, për shkak se një prej ministrave të kabinetit të tij ka ndërruar jetë.

Shkak për shtyrjen e vizitës ka qenë vdekja e ministrit të Shërbimeve Ligjore David Azoulay pas një sëmundjeje afatgjatë me të cilën ai kishte luftuar për shumë muaj. Ai ishte 64 vjeç.

Azoulay u emërua në postin e tij të parë dhe të vetëm ministror në 2015 në qeverinë e tanishme si Ministër i Shërbimeve Fetare, edhe pse ai shërbeu si Zëvendës Ministër i Brendshëm në qeverinë e Sharonit nga 2001 në 2003.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, Presidenti Reuven Rivlin, ministrat i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit.

Vizita e Netanjahu në vendin tonë konsiderohet historike, për shkak se vizita e fundit e një zyrtari të lartë izraelit në vendin tonë daton në vitin 1994.





Lajmet e fundit nga