LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodh në Shqipëri/ Erjon Braçe të ndalon edhe kafenë

30 Tetor 2018, 10:45, Aktualitet CNA
Ndodh në Shqipëri/ Erjon Braçe të ndalon edhe kafenë

Parlamenti shqiptar ka kaluar një ligj javën e fundit, i cili ndalon pijet me gaz me sheqer të shtuar dhe pijet energjike deri në moshën 18 vjec.

Nisma duket një ?çmenduri? dhe po ta analizosh kupton se parlamenti ka rënë viktimë e një idiotësie që tani duhet ta rregullojë më shpejtësi.

Sipas këtij ligji adoleshentet nuk pinë dot Coca-cola, Pepsi, Fanta apo Red Bull, pijet imperialiste të amerikanëve dhe austriakëve. Argumenti i deputetit socialist Erjon Brace ka qenë një kufizim në Britaninë e Madhe që në fakt rezulton të jetë krejt ndryshe.

CNA.al pas një diskutimi dhe debati të fortë me deputetin Erjon Braçe po sjell të dhënat zyrtare dhe direktivat e BE-së, por edhe të dhënat mbi përmbajtjen e kafeinës në disa nga pijet e përditshme që konsumojmë çdo ditë.

Deputeti socialist që po bën një betejë me ?rrezikun amerikan dhe austriak? për Shqipërinë duhet të lexojë këtë tabelë se me argumentat e përdorura dhe çfarë ka thënë për ligjin rezulton se tani shqiptarët nuk duhet të pinë as kafe sepse kështu i pëlqen Erjon Braçes, të cilin e ka zënë keqazi inati.

Shqipëria ka nivel skandaloz për ushqyerjen, cilësinë ushqimore dhe produktet janë shumica jashtë standarteve, ndotja e ambientit, produktet e prodhuara në vend shumica ndalohen në eksport, perimet në zonën e Braçës mbyten në azot e kimikate, tregëtimi ambulant i frikshëm etj etj si këto që shkaktojnë mjaft probleme dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe qytetarëve, për Braçen këto nuk ekzistojnë, por problem është Coca-cola, Pepsi dhe Redbull. Dhe këto deri në moshën 18 vjeç, ndërkohë që ligji shqiptar për krim të fut në burg që 14 vjeç, problem për Erjonin janë pijet më gaz dhe energjike dhe jo ato që përmendem më lart.

Por përtej inatit me biznesmenët, me Coca-colën, Pepsin, Sprite, Fantën, Redbullin etj, le të lexojë direktivat e BE-së dhe më pas të flasë dhe të kalojë çdo ligj që të dojë. Nuk mjafton të jesh tifoz me Anglinë dhe të kërkosh zbatimin e disa ligjive në atë vend, por duke i shtremberuar ato. Së dyti, Shqipëria po shkon në BE dhe duhet të zbatojë këto rdirektiva jo ligjet inatçore, të pastudiskuara dhe idiotësitë që i pjell mendja kujtdo deputeti.

Më poshtë po i rendisim disa nga direktivat e BE:  

Bashkimi Europian ne hartimin e masave parandaluese eshte ndalur saktesisht te legjislacioni mbi etiketimin e ushqimit, duke i kushtuar nje vemendje te vecante rregullave ne lidhje me pijet qe permbajne perberes aktive.

Konkretisht, 1) Direktiva 2000/13/EC e Parlamentit Evopian dhe e Keshillit mbi “Perafrimin e ligjeve te vendeve anetare lidhur me etiketimin, prezantimin dhe reklamimin e produkteve ushqimore? percakton informacionin e detyrueshem ushqimor qe sigurohet nga prodhuesit, me qellim qe te sigurohet nje nivel i larte i mbrojtjes se shendetit dhe interesave te konsurnatoreve.

Sipas kesaj Direktive, ndermjet karakteristikave te tjera (sic eshte emri i produktit/ushqimit) eshte e detyrueshme te tregohet lista e perberesve dhe sasia e perberesve te caktuar ose kategorise se perberesve ne etiketen e produktit.

2) Direktiva 2002/67/EC e Komisionit Evropian per “Etiketimin e produkteve ushqimore qe permbajne kinine dhe te produkteve ushqimore qe permbajne kafeine? percakton qe pijet qe permbajne me shume se 150 mg kafeine per liter duhet te etiketohen me termin “Permbajtje te larte te kafeines”, ne nje pozicion te afert me emrin e ushqimit. Per me teper nje tregues i qarte i sasise se kafeines per 100 ml ne produkt duhet te sigurohet ne etikete. Ne kete Direktive, pijet energjike tregohen qarte si produkte qe permbajne kafeine, te cilat sipas opinionit te 21 Janarit 1999 te Komitetit Shkencor per Ushqimin nuk paraqesin ndonje shqetesim per kontributin e tyre ne konsumin e pergjithshem te kafeines vetem per te rriturit (perjashto grate shtatzena).

Këto Braçe nuk i lexon, nuk i dëgjon, tani s’na ngelet gjë tjetër të pranojmë që jetojmë në Republikën e Braçes, e jo në vendin që aspiron për në BE./CNA.al

Ligj banal në Parlament/ Merr patentën të pish një Coca- Cola

Skandali-Ndodh në Shqipëri /Ligj kundër pijeve të shpifura imperialisto-revizioniste

Jo vetëm pijet energjike dhe me gaz/ Çfarë produktesh të tjera ndalohen me ligjin e ri

Qytetarët tallen me Braçen për pijet energjike

 

Lajmet e fundit nga