LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm pijet energjike dhe me gaz/ Çfarë produktesh të tjera ndalohen me ligjin e ri

28 Tetor 2018, 17:03, Aktualitet CNA
Jo vetëm pijet energjike dhe me gaz/ Çfarë produktesh të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me shumicë votash, ndalimin e pijeve energjike dhe të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, për personat nën moshën 18 vjeç.

Projektligji parashikon qartë, se ky vendim u mor për të parandaluar pasojat shëndetësore, nga konsumimi i këtyre pijeve.

Ndërkohë në nenin dy të projektligjit, përkufizohet qartë, se çfarë konsiderohet pije energjike dhe pije e gazuar me sheqer të shtuar.

?Pije energjike? konsiderohen ato pije joalkoolike, në të cilat përmbajtja totale e kafeinës tejkalon sasinë 150mg/l dhe që në përbërje të tyre kanë të paktën një ose më shumë substanca stimuluese ose tonike të tilla si: taurinë, D-glukuronon y-lakton, guaranë, maltodekstrin, xhensen, karnitinë, kreatinë dhe gingko biloba?

Ndërsa ?pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar?, konsiderohen ato pije jo-alkoolike, të gazuara që përmbajnë sheqer, agjentë të tjerë ëmbëlsues apo aromatizuese, natyral apo artificial, si dhe acid ushqimor, përjashto ujin mineral dhe ujërat e gazuar, lëngjet e frutave dhe pijet e bëra me qumësht ose produktet e qumështit.?

Duke u bazuar në një kërkim të thjeshtë, në lidhje me sasinë e kafeinës në disa produkte, rezulton se personat nën moshën 18 vjeç, nuk mund të konsumojnë as makiato, çaj të zi apo çaj jeshil.

Makiato 113-280 mg

Kafe 60-70 mg

Çaj i zi 30-50 mg

Çaj jeshil 30-50 mg

Pije energjike 80 mg

Cola 36-48 mg

Gjithashtu në bazë të ligjit, do të ndalohet edhe transmetimi i reklamave të këtyre pijeve, ndër to edhe reklama e CoCa-Colës, e cila është simbol për festat e fundvitit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga