web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërroi jetë pasi mungonte mjeku/ Fiks Fare zbulon skandalin në tragetin e linjës Shqipëri-Itali

29 Tetor 2018, 19:45, Aktualitet CNA

Emisioni investigativ Fiks Fare, ka sjellë mbrëmjen e sotme rastin e një personi që ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit, në një traget të linjës Shqipëri-Itali.

Sipas të afërmve të viktimës, ai është ndjerë keq gjatë udhëtimit dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, por në bord nuk ka pasur asnjë mjek.

?Nga ora 11 u rëndua gjëndja shumë. Ai nuk hëngri bukë, piu vetëm çaj. Në 3 doli jashtë për ajër, atje e ka pre ajri i ftohtë, shkuam atje poshtë por nuk kishte as dhoma as doktor as infermierë. Ngjarja ka ndodhur në ujrat territoriale italiane. Mirë do  ishte që qeveria ta kishte ndalu atë traget?, tha dëshmitari.

Kujtojmë këtu se në kodin detar është e përcaktuar se çdo anije duhet të ketë pjesë të ekuipazhit persona që garantojnë sigurinë e jetës.

Gjithashtu në kodin detar janë të përcaktuar qartë edhe mjetet e ndihmës mjekësore, që kapiteni ose pronari i anijes, duhet ti ketë brenda bordit.

Nëse anija nuk i disponon mjetet e ndihmës mjekësore, si dhe nuk ka asnjë mjek brenda, nuk duhet të lejohet që të niset. /CNA.al





Lajmet e fundit nga