web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal- U propozua për të zëvendësuar Xhafajn/ Lleshi, gjenerali me dy rroga shtetërore

28 Tetor 2018, 09:13, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, mesazhin e një punonjësi të Kryeministrisë, i cili e ka informuar  lidhur me një skandal, që ka të bëjë me Sandër Lleshin.

Lleshi, pritet  të dekretohet si ministër i Brendshëm gjatë ditëve në vazhdim nga presidenti Meta. Berisha ka njoftuar se Lleshi ka abuzuar me detyrën, duke marrë kështu 2 rroga në muaj, njërën tek Ministria e Mbrojtjes dhe tjetrën si këshilltar i Kryeministrit.

Postimi i plotë

Ministri i ri i brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb

?Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t?ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga