Vdekje me çdo kusht/ Kush agjenti i veçantë që kërkon të ekzekutojë mafia italiane
Pocho është emri i qenit antidrogë, për të cilin Gomorra ka...
Vrasja e të riut në Dropull do të ketë peshën e vet mbi raportet shqiptaro- greke dhe të dy vendet do të paguajnë me këtë rast ?taksën? e lirisë për pakicat ekstremiste që ushqejnë brenda tyre dhe do të vënë në provë seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e raporteve mes dy vendeve.
Nga Greqia ka reagime të përziera, që fillojnë me maturinë e qeverisë për të sqaruar situatën dhe me ekstremizmin e ?Agimit të Artë? që do luftë.
Por ne duhet të jemi përgjegjës për reagimin shqiptar.
Ekzaltimi i një mase të madhe njerëzish që ?RENEA? e ekzekutoi atë si grek, është një teprim dhe nuk i përgjigjet së vërtetës. Ky ekzaltim në rrjetet sociale, që gjen vend dhe në shtyp, është ushqimi më i mirë për histerinë e palës tjetër, atë të ekstremistëve grekë, që në fakt thjesht duan të thonë se ?ai u vra si një hero grek?.
Ekzekutimi nga forcat ?RENEA? i një personi të armatosur që ka hapur zjarr mbi policinë, është një akt rutinë i çdo policie në botë.
Versioni i ekstremistëve grekë është se ai u vra se ngriti flamurin grek. Në fakt asnjë grek në Shqipëri, nuk mund të vritet për një flamur grek që valvit dhe nuk është vrarë kurrë, edhe pse e kanë bërë këtë rregullisht. Shqipëria është vend i lirë edhe për grekët që duan të tundin flamurin e atdheut të tyre dhe për të tjerë. Kanë ngritur serbë flamurin në mes të Tiranës dhe nuk është shqetësuar njeri. Dhe në këtë rast sot, askush nuk është shqetësuar pse është ngritur flamuri në Bularat.
28 tetori është një ditë e shënuar në historinë greke, dhe ata nderojnë të rënët e tyre në luftën italo- greke, që janë vrarë në tokën shqiptare. Policia shqipare ndërhyri sot, me brutalitet ndaj nacionalistëve shqiptarë në Grykë të Këlcyrës, që donin të protestonin duke i arrestuar ata.
Detyra e policisë është të sigurojë rendin dhe qetësinë, në një ditë përkujtimore si kjo e sotmja për popullin grek. Ajo ditë nuk e fyen kombin shqiptar, edhe pse ka lidhje me territorin tonë.
Ndaj në këtë pikë, shteti shqiptar ka reaguar me maturi dhe seriozitetin që i takon. Ai nuk i ka hap rrugë nacionalistëve shqiptarë të prishin një ceremoni përkujtimore të grekëve në Këlcyrë dhe as ka cenuar ceremoninë e organizuar në Bularat.
Episodi i përgjakshëm ndaj një të riu që e kishte ndarë mendjen të sulmonte policinë me armë qysh në mëngjes, është episod rutinë policie. Policia nuk e vrau atë si grek dhe kushdo nga shqiptarët që gëzohet për këtë në fakt bën ndoshta pa dashje, lojën e ekstremistëve grekë.
Asnjë grek nuk preket në Shqipëri pse do të duket dhe të ndjehet grek. Çdo njeri është i lirë të ndjehet ashtu siç dëshiron, edhe pse mund të ketë problematika në origjinën e tij. Asnjë grek në Shqipëri nuk mund të cënohet në besimin e tij, në ndjenjat për Flamurin e shtetit amë, në ndjenjat për historinë dhe origjinën e Kombit grek. Dhe për fat, Shqipëria ja ka siguruar këtë liri çdo qytetari grek ose jo grek në territorin e vet. Ne kurrë s?kemi vrarë dikë dhe as duhet të na shkojë mendja ta vrasim si grek. Si kriminel po. Ajo është punë e policisë dhe jo e shoqërisë.
Në Shqipëri gjenden eshtrat e rreth 15 mijë grekëve të rënë në luftën italo- greke, të cilët më në fund kanë dy varreza simbolike në Bularat dhe Këlcyrë, me nga rreth 300 varre simbolike. Eshtrat e ushtarëve grekë janë në malet e kodrat tona, nën hije lisash e bredhash dhe në humnera të panjohura për askënd. Ata janë kudo ku kanë luftuar, në oborret e shtëpive tona, në përrenj, në stane dhe mullinj, kudo ku i çoi fati i zi i luftës. Ata ushtarë që luftuan për atdheun e tyre dhe jo për të pushtuar Shqipërinë.
Sot është dita kur Greqia nderon bijtë e saj, që si çdo vend, i lartëson ata që vriten për Atdheun. Viktima e sotme në Bularat e fyen kujtimin e tyre, pasi ai nuk u vra për flamurin grek, pasi flamurin grek nuk e rrezikon asgjë të valëvitet edhe në tokën tonë, por desh të vriste policë në emër të flamurit grek.
Vetëm një marrëzi shqiptare, si kjo e sotme, që njerez anonimë gëzojnë që u vra një grek, e barazojnë atë në mënyrë të padrejtë, me heronjtë e Greqisë. Mos ja bëni këtë nder. Ai nuk kishte flamur në dorë, por kallashnikov. Lereni siç është, si një viktimë e policisë që bën detyrën ndaj çdokujt që i drejton armën asaj.
Pocho është emri i qenit antidrogë, për të cilin Gomorra ka...
Ministria e Punëve të Jashtme, është shprehur e zhgënjyer ng...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me...
Reperi i njohur i BabaStars, Cozman ka përfunduar në spital....
Përrallat mund të kthehen në realitet edhe pse shumë nga ju ...
“Më pëlqejnë shumë fëmijët, do të bëja dhe të gjashtin, por ...
Një piceri ka njoftuar se ofron 500 euro për këdo që mund të...
Një baba në hall që po haste vështirësi me ushqimin e fëmijë...
Një vajzë Mowgli, e cila u bë e famshme për mbijetesën për p...
Disa prej mediave helene, pas vrasjes së 35 vjeçarit grek në...
Mediat turke pak ditë më parë shkruan se ish-misi shqiptar A...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar m...
Eros Ramazzotti një nga këngëtarët italian më të njohur në b...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka lëshuar akuza ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas kërkesës të Athinës zy...
Një person i armatosur qëlloi sot me armë drejt policisë në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Liderët e Gjermanisë, Turqisë, Rusisë dhe Francës, zhvilluan...
Ministri franzec i Financave Bruno Le Maire është shprehur s...
Zgjedhjet në landin Hessenit dërguan sinjale të fuqishme në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...