web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eni Çobani pranon problemet me peshën: Mundohem me ushqimin, mundohem por…

28 Tetor 2018, 09:10, Aktualitet CNA

Juristja e njohur, Eni Çobani është tashmë 40 vjeç por ajo njihet si një ndër zonjat më të mbajtura dhe më të kuruara të ekranit, e pëlqyer shumë për imazhin e saj.

Megjithatë edhe ajo vetë e pranon se ka pak kile më shumë dhe kjo për shkak të raportit me ushqimin.

Megjithatë juristja nuk e ka aspak kompleks të tregojë që ka këto lloj problemesh që për hir të së vërtetës i përjetojnë një pjesë e madhe e jona.

E ftuar dje në Pop Culture, Eni ka folur mes batutave dhe humorit për peshën e saj fizike.

Ajo tha:

Raporti im me ushqimin është i çrregullt në kohë. Dhe kjo është nga problemet që kemi të gjithë. Mundohem ta rregulloj, mundohem, por është shumë e vështirë. Kjo ma bën më pas edhe me pasojë në shëndet.Jam munduar shumë me dieta.Edhe palestër kam provuar. Jam përpara një vendimi për t?u futur sërish. Kam lënë orare e të gjitha, por kam marrë një premtim me vete, që këtë vit do e bëj. Fit ndoshta nuk bëhem, por një trup më i mire.?





Lajmet e fundit nga