web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pakot e dyshimta në SHBA/ Arrestohet një person

26 Tetor 2018, 20:35, Aktualitet CNA

Një burrë 56 vjeç u arrestua në Florida në lidhje me dërgimin e pakove të dyshimta te kritikët e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Mund të konfirmojmë se kemi një person në paraburgim”, tha FBI përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dymbëdhjetë pako me pajisje shpërthyese janë dërguar këtë javë në adresë të figurave të njohura, si ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe aktori Robert De Niro.

Të fundit u gjetën të premten në Florida dhe Nju Jork. Incidentet vijnë më pak se dy javë para zgjedhjeve për Kongres, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të gjitha pakot duket se janë dërguar përmes sistemit amerikan të postës, por asnjëra nuk ka arritur objektivin dhe asnjëra nuk ka shpërthyer. /CNA.al





Lajmet e fundit nga