web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes! Mesazhe pedo-pornografike po vijnë në lojërat e fëmijëve tuaj në PlayStation

26 Tetor 2018, 19:15, Lifestyle CNA

Rrjetet sociale janë një burim i pakufishëm rreziku sidomos për fëmijët. Alarmi tani vjen edhe në rrjetin e PlayStation.  Bëhet fjalë për mesazhe pedo- pornografike në lojërat me Playstation. Ankesa ka ardhur në emisionin ?Le Iene? në Itali nga një nënë e cila ka treguar se në chatin e vajzës së saj kanë ardhur mesazhe të tilla pornografike. Ajo e ka bërë këtë denocnim për të paralajmëruar të gjithë prindërit në Itali e jo vetëm.

Ndërsa vajza po luante e qetë me ?kolegët? e saj kanë filluar të vijnë mesazhe të dyshimta me pseudonimin ?adorablekinsey4? dhe e identifikoi veten si ?Amanda? një vajzë 21-vjeçare.

?Unë menjëherë thashë se isha 9-vjeç? ? tha gruaja dhe se prindërve të mi nuk do t?i pëlqente të flisja me njerëz të panjohur. Por ajo më fton duke me thënë se do të ishte mirë të flisnim me njerëz të rinj.

Kjo nuk është e gjitha, sepse ajo më dërgon një foto me një pozë provokative dhe më ftoj të bëja të njëjtën gjë. Sikur mos të mjaftonte kjo ajo i ka kërkuar që të lidheshin dhe flisnin me kamera. Në këtë moment mamaja e cila po fliste në emrin e së bijës bllokoi llogarinë dhe vendosi të tregonte çdo gjë në TV.

Në PlaysStation mesazhet pedo-pornografike synojnë të lidhen me fëmijët oir si mund të ndalohet kjo? Është shumë e thjeshtë, mjafton të menaxhojmë si duhet privatësine në adresën e PlayStation. Për ta bërë këtë duhet të shkojmë tek ?Cilësimet? pastaj ?Menaxhimi i Llogarisë? dhe pastaj ?Cilësimet e Privatësisë?. Kontrollo opsionet dhe parandalo kontaktin me të huajt duke aplikuar tek opsioni ?Vetëm Miqtë?.

Ndoshta ky është hapi i parë për t?i bërë fëmijët të luajnë në mënyrë të sigurtë.





Lajmet e fundit nga