web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të flaket nga politika dhe institucionet/ “Shpërthen” deputeti i video-skandalit erotik

24 Tetor 2018, 12:10, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh ka qarkulluar një listë e dyshimtë,  në të cilën identifikoheshin njerëz të medias dhe ekranit në Shqipëri, që kishin marrë para nga ministria e jashtme greke.

Mes emrave të përmendur në listë ishte edhe deputeti Ervin Salianji, i cili pak kohë më parë u kap një bisedë perverse në sallën e parlamentit.

Salianji ka reaguar në lidhje me këtë , duke theksuar se nuk ka marrë asnjë cent nga qarqet greke.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Salianji shkruan se kjo listë është shpërndarë nga portalet e sponsorizuara nga qeveria dhe Partia Socialiste dhe është bërë për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes, ndërsa bëri thirrje që shteti të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve të paligjshme në Shqipëri.

Ndërsa më tej, ai shton se ?kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhëti kombêtare dhe te flaket nga politika dhe institucionet?.

Postimi i plotë:

Kanë qarkulluar disa ?listpagesa greke? në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.
Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve te paligjshme ne administrate apo politikë.
Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren leht?sisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapesiren detare të saj.
Meqë qeveria ka bërë një listë për te bere pis dhe ngatërruar shqiptaret, tregon që ka interes të madh për tymnajë.
Unë i përfshirë pisët në këtë list? te financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plotë që asnjë cent dhe asnjë lidhje nuk kam me kete histori, kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhëti kombêtare dhe te flaket nga politika dhe institucionet!





Lajmet e fundit nga