web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela paralajmëron goditje në nivele të larta/ Zbulon kush do jenë të prangosurit e radhës

24 Tetor 2018, 07:44, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se mega-operacioni i të dielës pasdite është vetëm hapi i parë i hedhur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në një prononcim të dhënë për gazetën ?SOT?, Ngjela deklaroi se numri i arrestimeve të fundjavës është i lartë, ndërsa theksoi se politikanët janë tmerruar nga ky operacion.

?Ky është një hap i ri përpara drejt stabilizimit të një shteti normal në Shqipëri. 40 arrestime në një ditë do të ishte tronditëse në çdo vend të botës, sado i madh të jetë.?, u shpreh avokati.

Sipas tij, të tilla operacione do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar kështu edhe goditje të tjera në nivele të larta. Për Ngjelën, pasditja e të dielës shënoi edhe fillimin e epokës kundër krimit dhe korrupsionit. ?Jam i mendimit që do të vazhdojë. Duke u nisur nga ky fakt arrijmë në konkluzionin racional se gjithçka do të ecë drejt një progresi dhe unë mendoj se dita e pardjeshme është fillimi i epokës antikrim dhe antikorrupsion në Shqipëri?, u shpreh avokati.

Po ashtu, avokati Ngjela zbuloi edhe mënyrën sesi do të arrihet në arrestimin e pushtetarëve të lartë. Ai deklaroi se fillimisht goditen grupet e strukturuara kriminale, më pas mbërrihet tek politikanët dhe së fundmi vijohet me goditjen e korrupsionit dhe krimit në çdo nivel e në çdo fushë pa dallim.

Ngjela u shpreh se fakti që në Tiranë ndodhen edhe ekspertët e SHBA-BE tregon që aksione të tilla do të vijojnë sepse bëhen me ndihmën e ndërkombëtarëve. ?Cila ka qenë metoda e eliminimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpër vendet e caktuara të Evropës? Metoda ka qenë kjo, në fillim është goditur krimi në spektër të gjerë, pastaj janë kapur metastazat e krimit në politikë dhe pastaj është vijuar me të gjithë korrupsionin që ka penguar zhvillimin e një vendi të caktuar. Kjo do të thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri. Këto janë metoda të cilat nuk kanë dalë në Shqipëri dhe ajo çka është më kryesorja të thuhet është fakti që e gjitha kjo nuk drejtohet nga agjencia ligj-zbatuese dhe policia shqiptare, por drejtohet nga agjencitë dhe politikat e mëdha, nga politika amerikane dhe politika gjermane. Madje ju e dini që ekspertët janë këtu?, u shpreh avokati Spartak Ngjela.





Lajmet e fundit nga