web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

La zgjedhjet për punët personale/ Demokratët e Shkodrës të pakënaqur me Romeo Gurakuqin

24 Tetor 2018, 17:10, Aktualitet CNA

Ajo që ra në sy kësaj here ishte rritja e numrit të votuesve me 15% ,në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës, kjo për shkak të njohjeve dhe lidhjeve të ngushta me kandidatët garues për grup seksione. Të dhënat u bënë publike nga kreu i degës lokale, Ramiz Çobaj.

Episodi tjetër për tu shënuar ishte mungesa e deputetit demokrat të Shkodrës, Romeo Gurakuqi, gjatë procesit. Gurakuqi u largua nga Shqipëria të shtunën, për arsye personale. Veprimi i Gurakuqit është kritikuar ashpër nga i deleguari i qarkut, deputeti demokrat, Flamur Noka.

Ky i fundit u shpreh, se askush nuk mund të braktisë këto procese, kaq të rëndësishme dhe vetëm një motiv i madh mund të tolerohet.

?Nuk mundet askush të braktisë procese të rëndësishme dhe të largohet për arsye pune apo personale. Vetëm një motiv i madh mund të tolerohet, të tjerat janë tërësisht të pajustifikuara dhe që dëmtojne procesin? mësohet të jetë shprehur Noka.

Sipas Nokës, votimet e brendshme, janë po aq të rëndësishme, sa të gjitha proceset e tjera zgjedhore.

Ndërkohë Kreu i degës lokale, Ramiz Çobaj, u ndal gjithashtu edhe tek sherri i fundit i ndodhur në grup seksionin nr 3, ku nuk munguan as grushtet. Sipas Çobës shkak për konfliktin, ishte një problem me listat e votimit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga