web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama flet hapur/ Zbulon pse deputetët nuk ua hapin telefonin qytetarëve

20 Tetor 2018, 17:52, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line.

Këtë gjë Rama e tha nga Kamza dhe sipas tij, brenda 10 ditësh, qytetarët marrin përgjigjen e problemit të ngritur prej tyre, madje problemi  mund të zgjidhjet më shpejt kështu se sa t?i marrin në telefon.

Kjo është edhe arsyeja pse deputetët nuk ua hapin  telefonin qytetarëve. Kurse në rasti që qytetari e adreson problemin e tij tek aplikacioni, mban përgjegjësi direkte depuetët dhe ministrat nëse nuk zgjidhjet.

?Sot këtu nuk jemi për fushatë elektorale, por për të pritur një grup vajzash dhe djemsh , gra dhe vajza kanë hedhur hapin për tu bërë pjesë e grupit tonë.

Më tej Rama tha se ka u ikur koha e takimeve dhe miqësive për të marrë një shërbim, pasi shqetësimet tashmë kanë një platformë ku adresohen dhe kjo bëhet thjesht me një telefon.

?Kush ka një telefon, sot e kanë në xhep qeverinë, sot nuk ka nevojë të njohë njeri, të presim pa fund, mjafton të nxjerr telefonin dhe të shkarkojë aplikacionin dhe në 3 minuta ta adresojë shqetësimin në atë sektor. Po pret legalizimin dhe se merr dot, nuk ke pse kërkon me mik me shokë dhe me dreq, çoje dokumentacionin tek aplikacionin. Në rast se të takon të thonë hajde merre. Kjo nuk është një përrallë. Kjo është ajo që duam, të kenë njerëzit të njëjtin akses si deputetit, ne iu japim mundësinë njerëzve të zakonshme?, – ka vazhduar ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga