web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kushte të mjerueshme/ Kafshët e Kopshtit Zoologjik në Fier pritet të vijnë në Tiranë

20 Tetor 2018, 18:54, Aktualitet CNA

Kafshët e ?Safari Park? në Fier, përfunduan në mediat ndërkombëtare, për shkak të kushteve të mjerueshme, në të cilat jetonin.

Ministria e Mjedisit, ka bërë me dije se në kopshtin zoologjik të Tiranës, ka nisur puna për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme, për sistemimin e 13 kafshëve.

Luanët, dhelpra, ariu, majmunët dhe ujku do të vendosen në kafaze, ndërsa për antilopat, zebrat dhe drerët, do të krijohen mjedise të hapura dhe të rrethuara specifikisht për to.

Parashikohet që punimet për ngritjen e infrastrukturës, të përfundojnë brenda javës së ardhshme.

Gjithashtu pritet ardhja e disa veterinerëve nga Gjermania, Bullgaria dhe Kosova, që do të bëjnë kontrollet e nevojshme dhe më pas do të ndjekin një protokoll për transportimin e tyre. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga