web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jeta ime ishte në rrezik”, Kendall Jenner reagon ashpër ndaj revistës që zbuloi adresën e shtëpisë së saj

19 Tetor 2018, 21:37, Aktualitet CNA

Kendall Jenner nuk është aspak e lumtur me revistën ?TMZ? dhe këtë e tha përpara të gjithë botës. ?TMZ? publikoi në një lajm të martën, vendodhjen e saktë të shtëpisë së supermodeles dhe nuk vonoi shumë kur një fans u shfaq në pishinën e saj.

Ai u identifikua si John Ford, 37 vjeç dhe ndodhet në rajonin e policisë së Los Angeles. Përmes disa postimeve në profilin e saj në ?Twitter?, Kendall dënon veprimin e revistës dhe u bën thirrje të kuptojnë se vendosën në rrezik jetën e saj.

?Si mendoni se unë ndihem kur këta njerëz të frikshëm e dinë se ku ndodhet shtëpia ime? Sepse ju nuk publikuat vetëm fotot por edhe vendodhjen time. Nuk është aspak e sigurtë! Ku është respekti ndaj privatësisë????

?Unë e kuptoj se për çfarë kam rënë dakort kur zgjodha të isha e famshme, por fakti që ju publikoni vendodhjen ekzakte se ku unë jetoj, vendos jetën time në rrezik?

?Shtëpia është vendi juaj i sigurtë. Por falë njerëzve të papërgjegjshëm si ju, shtëpia për mua nuk është asgjë. Nuk ndihem e sigurtë as në shtëpinë time. Duhet t?ju vijë turp nga vetja?

Nuk është hera e parë që Jenner përballet me të tilla incidente. Në vitin 2016, ajo denoncoi një burrë, i cili e ndiqte këmba këmbës dhe u shfaq edhe në shtëpinë e saj.





Lajmet e fundit nga