web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Nicole Kidman: Martesa me Tom Cruise më mbrojti nga ngacmimet seksuale

17 Tetor 2018, 14:40, Lifestyle CNA

Aktorja Nicole Kidman deklaroi se duke qenë e martuar me Tom Cruise i dha asaj mbrojtje nga ngacmimet seksuale në fillim të karrierës.

Aktorja hollivudiane u martua me Cruise në 1900, pasi aktruan së bashku në filmin ?Days Of Thunder?.

?U martova shumë e re, por sigurisht nuk ishte fuqi për mua. Ishte thjesht mbrojtje?, thotë ajo.

?Fakti që isha martuar me një burrë esktremisht të fuqishëm, më ndihmoi që të mos isha viktimë e ngacmimeve seksuale?, deklaroi Kidman.

Çifti u divorcua në 2001. Ata adoptuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor, tashmë 25 dhe 23 vjeç përkatësisht.

Duke folur për skandalet e ngacmimeve seksuale në Hollivud, Kidman tha: ?Sigurisht kam patur momentet e #MeToo, që kur isha e vogël. Por a dua të shkruaj për këto në një artikull? Jo. A janë të pranishme në punën që bëj? Absolutisht po?.





Lajmet e fundit nga