Ekskluzive-Ngjarja që mbahet sekret/ Burri i ministres së Ramës rrihet nga bandat – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ekskluzive-Ngjarja që mbahet sekret/ Burri i ministres së Ramës rrihet nga bandat

Publikuar

-

Burri i një prej ministreve të kabinetit “Rama 2” është rrahur nga pjesëtarë të një prej gupeve kriminale që qarkullojnë në kryeqytet.

CNA.al ka mësuar nga burime konficenciale se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, por është mbajtur sekret për mediat. Gjithçka është mbyllur në heshtje dhe konfidencialitet të plotë edhe nga uniformat blu.

Këtë ngjarje shumë të rëndë, e cila nuk është bërë ende publike, e tha disa ditë më parë në emisionin “Java” edhe analisti Lorenc Vangjeli.

Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit.

LEXO EDHE:  Takimi me studentët/ Deputeti i video-skandalit erotik i bën “gjëmen” Ramës

“Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.

CNA.al ka mbledhur të tjera informacione dhe ngjarja rezulton të jetë e vertetë dhe më saktësisht është dhunuar burri i një prej ministreve më të rëndësishme të Ramës./CNA.al

Aktualitet

Drafti i PS për reformën zgjedhore/ PD akuza të rënda ndaj qeverisë

Publikuar

-

By

Partia Demokratike me anë të deputetit Oerd Bylykbashi ka akuzuar mazhorancën se po shkatërron reformën zgjedhore.

Bylykbashi, i cili është bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar ad-hoc për Reformën Zgjedhore deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në News 24, se me prezantimin e draftit të njëanshëm të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste po minon reformën zgjedhore.

“Parlamenti mund të votojë vetëm amendamente që miratohen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Veprimi i sotëm i Partisë Socialiste ka si qëllim vetëm prishjen e urave të konsensusit për rregulla loje që pamundësojnë ripërtëritjen e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve që konstatoi raporti i OSBE/ODIHR në 2017.

Reforma zgjedhore ka konstatuar se problemet kryesore të zgjedhjeve janë pasojë dhe përgjegjësi e qeverisë.

LEXO EDHE:  Takimi me studentët/ Deputeti i video-skandalit erotik i bën “gjëmen” Ramës

Asnjë përpjekje nuk është bërë nga qeveria për të zgjidhur problemin e 1,4 milion letërnjoftimeve që u skadon vlefshmëria deri në ‎datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019, që përbën shumicën dërrmuese të zgjedhësve aktive”- u shpreh deputeti i PD-së.

Gjithashtu ai shtoi edhe se nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë hap për zhvillimin e votimit elektronik.

“Asnjë përpjekje nuk është bërë për sistemin e plotë dhe të saktë të adresave, mungesa e të cilit vazhdon të lejojë manipulimin e listave të zgjedhësve duke importuar zgjedhësit nga një qytet në tjetrin.”-tha deputeti demokrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trump letër Thaçit/ Çfarë kërkon ai?

Publikuar

-

By

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që të ketë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në letrën që është bërë publike nga ana e Presidentit të Kosovës në rrjetet sociale, Trump thotë se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.

LEXO EDHE:  Takimi me studentët/ Deputeti i video-skandalit erotik i bën “gjëmen” Ramës

“Ne jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”-shkruan Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Koncerti i Paul McCartney; bëhen bashkë ish-pjesëtarët “Beatles”

Publikuar

-

Paul McCartney ka mbajtur një koncert live në Londër, ku 1 orë pas nisjes së tij i është bashkuar edhe Ringo Starr, për të kënduar së bashku këngën e famshme “Get Back”, një pjesë klasike e katërshes magjike “The Beatles”.

Bashkë me ta ndodhej edhe kitaristi i Rolling Stones Ron Wood. Mbledhja e tyre u krye me rastin daljes së albumit të fundit të McCartneyt, “Egypt Station”.

Një mbrëmje e cila ka shpërhapur aromën e Beatles jo vetëm nga bashkëprania e Ringo Starr, por edhe prej repertorit të luajtur, i cili ishte i pasur me këngët më të famshme të grupit.

LEXO EDHE:  Avokati i Popullit reagon për protestat studentore/ Kërkesat ndaj qeverisë

Shumë prej këngëve të kënduara i përkisnin në fakt albumit “White Album”, të cilit vetëm pak javë më parë ju festua 50 vjetori i daljes. Një mbrëmje speciale ku përveç mbledhjes së grupit Beatles, ka patur edhe të ftuar të tjerë VIP si Roger Daltrey i grupit Who, dhe aktorja Emma Thompson.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:00 - 18 Dhjetor, 2018

Trump letër Thaçit/ Çfarë kërkon ai?

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që të ketë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse...

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Aktualitet19:59 - 16 Dhjetor, 2018

Abuzoi me vajzën e bashkëshortes shqiptare/ Var veten greku

Një shtetas grek 53 vjeç ka është vetëvarur, pasi është akuzuar nga bashkëshortja 35-vjeçare se ka abuzuar ndaj vajzës së...

Aktualitet19:24 - 16 Dhjetor, 2018

Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë komunikuar presiderntit turk...

Aktualitet19:06 - 16 Dhjetor, 2018

“Jelekët e verdhë”/ Pakësohen protestat në Francë

Prej disa javësh protestuesit me jelekë të verdhë kanë bllokuar qytetin e Parisit duke ndaluar çdo aktivitet ekoniomik dhe e...

Aktualitet18:58 - 16 Dhjetor, 2018

“Teatri” i bashkohet studentëve/ Nesër të gjithë në protestë

Aktorët, antarët e shoqërisë civile dhe qytetarët kanë nisur protestën për mbrojtjen e teatrit edhe pasditen e sotme. Në protestën...

Aktualitet18:32 - 16 Dhjetor, 2018

Akuza të forta/ Robotë rusë në operacione dezinformuese në Francë

Robotë rusë akuzohen për shkallëzimin e protestës së, jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria i verifikon...

Aktualitet18:26 - 16 Dhjetor, 2018

Parlamenti i Kosovës mandaton ekipin për bisedimet me Serbinë

Një ditë pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Ekipi...

Aktualitet18:11 - 16 Dhjetor, 2018

“T’i jepet fund këmishave të përgjakura”/ Sërish protesta në Serbi

Në Beograd sërish janë mbajtur protesta të opozitës kundër presidentit Vuçiq dhe qeverisë Brnabiq. Demonstruesit kërkojnë përfundimin e aksioneve të...

Aktualitet17:53 - 16 Dhjetor, 2018

Foto/ Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pjesë e CIA-s?

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane. Këtë përfundim e kanë nxjerrë mediat...

Aktualitet17:07 - 16 Dhjetor, 2018

Paralajmërimi i banorëve të Bregut të Lumit/ Çfarë do ndodhë nesër

Banorët e Bregut të Lumit që janë duke protestuar kundra projektit të Unazës së Madhe kanë paralajmëruar qeverinë se nesër...

Trending

Read previous post:
Ribotohet revista “Dituria” e dijetarit Lumo Skëndo

Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fondacioni Kulturor ALSAR publikuan sot ribotimin e koleksionit të revistës së...

Close