web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arsyet se pse duhet ta nisni fëmijën e dytë 3 vjet pas shtatzënisë së parë

8 Tetor 2018, 11:53, Kuriozitete CNA

Sesa do të jetë diferenca e viteve mes fëmijëve kjo është një zgjedhje personale e të gjithë prindërve. Gjithsesi ekziston një periudhë kohore që duhet respektuar nga shtatzënia nga shtatzëni në mënyrë që trupi i nënës të rikuperohet në mënyrën e duhur.

Trupi i femrave pas një shtatzënie kërkon kohë që të rikuperohet ndaj nuk është e këshillueshme as nga mjekët e as nga psikologët që një femër të përjetojë një shtatzëni të dytë brenda vitit.

Një lindje e dytë kërkon gjithashtu një planifikim po aq të detajuar sa lindja e parë.

Jo pak specialistë janë të mendimit se fëmijët duhen lindur në interval të shkurtër kohor, por sipas studimeve të ndryshme shkencore një hendek prej të paktën 3 vite është më se i domosdoshëm. Kjo vlen si për fëmijën si dhe për nënën.

Kjo diferencë shihet se sjell jo pak përfitime për fëmijët. Ata kanë thuajse të njëjtën rutinë , duke filluar nga zgjimi , orari i ngrënies, orari i shkollës apo i kopshtit etj.

Fëmijët që lindin afër me njëri tjetrin kanë më pak diferenca, ndaj do të lidhen ngushtë me njëri tjetrin!Të kaluarit shumë kohë bashkë, i ndihmon të krijojnë një marrëdhënie me baza të forta që në moshë të vogël.





Lajmet e fundit nga