web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ben Blushi kapet duke "vjedhur"

23 Shtator 2018, 14:19, Aktualitet CNA

Nuk është për tu habitur pasi shpesh me kalimin e viteve disa akuza të bëra në politikë dalin të vërteta, apo koha zbardh fakte dhe detaje se si dikush i akuzuar më parë të “kapet i gjallë”.

Sot është koha kur ringjallet Ben Blushi. Ben Blushi është kapur duke vjedhur, po po Ben Blushi është kapur duke vjedhur lajme, ose duke riprodhuar pas një kohe lajmet e dikujt tjetër.

Vite të shkuara Sali Berisha ish kryeministri i vendit në debatet e tij me Ben Blushin, pasi Blushi publikoi librin e tij ?Të jetosh në  ishull? ku një nga personazhet e tij ishte Sali Binishi, i cili atëherë në media u përfol sikur ishte Sali Berisha.

Pati një debat dhe më i forti ka qënë në parlament.

Sali Berisha e akuzoi Ben Blushin se libri nuk ishte i tij, atë që kishte publikuar dhe atë që do publikonte më pas, ishin libra të vjedhur, ishin librat e gjyshit të tij, të Dhimitër Shuteriqit. Dhe e akuzoi drejëpërdrejt në parlament si një gazetar të mirë por, një shkrimtar mediokër i cili në fakt nuk është as i tillë, por është njeriu i cili ka vjedhur librat e gjyshit të tij.

Kjo ka qënë akuza e Sali Berishës, ndërkohë kohë më parë akuza ka pasur dhe ndaj gjyshit të tij intelektualit të njohur Dhimitër Shuteriqit i cili shpesh është akuzuar se ka vjedhur dorëshkrimet e Lefnosit.

Mesa duket vjedhja e veprave letrare ka kaluar brez pas brezi , dhe akuza e Berishës ka filluar diku dhe ka përfunduar te Ben Blushi.

Tani Ben Blushi është kapur me presh në dorë, është kapur duke vjedhur lajmet.

 

Një lajm, një investigim i zbardhur nga portali ?Pamfleti? hidhet si lajm nga Top Channel.

Minimalisht është një prodhim, maksimalisht është një vjedhje dhe këtë herë me dirigjent Ben Blushin.

Këtë herë Ben Blushi kapet duke vjedhur, dhe ky nuk është rasti i parë, janë disa raste të tjera me disa media të tjera, ku Top Channel merr, riprodhon me vonesë apo vjedh lajme.

Kjo për faj të gazetarëve, për paaftësinë e Ben Blushit , kjo për paaftësinë e aksioneres në minorancë Vjollca Hoxha, ky nuk është problem ynë. Problemi ynë është të themi të vërtetën dhe e vërteta tashmë ja ku është .

Ben Blushi ashtu siç dhe u akuzua nga Sali Berisha është kapur duke vjedhur, dhe duke vjedhur lajme, jo dorëshkrimet, dorëshkrimet ia vodhi gjyshit të tij sipas ish kryeministrit./CNA.al

Skandali i Hotel ?Plaza?/ Blushi u mëson gazetarëve si të vjedhin lajme?!





Lajmet e fundit nga