web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Zëdhënësja nxjerr zbuluar Veliajn/ Ja premtimi që shkeli me këmbë

23 Shtator 2018, 13:42, Aktualitet CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar një tjetër mashtrim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar një video ku tregohen premtimet e bëra nga Veliaj gjatë fushatës sa i takon lejeve të ndërtimit në Tiranë.

?Dëgjojeni edhe gjykojeni vetë Erioni Betonin se çfarë ka premtuar gjate të gjithë fushatës dhe në nisje të mandatit që nuk do ndërtonte në Tiranë, por do bënte vetëm gjelbërim. Dhe shikoni pamjet e Tiranës, të cilat i hasni kudo edhe vetë çdo ditë, dhe po ashtu lejet që ka dhënë për kulla të tjera që janë në faza të nisjes së ndërtuari?, shkruan Zhupa në postimin e saj.

Postimi i plotë

VIDEO DEMASKUESE E BETONIZIMIT TË TIRANËS DHE E MASHTRIMEVE TË ERION VELIAJT.

Dëgjojeni edhe gjykojeni vetë Erioni Betonin se cfarë ka premtuar gjate të gjithë fushates dhe në nisje të mandatit që nuk do ndërtonte në Tiranë por do bënte vetem gjelbërim.

Dhe shikoni pamjet e Tiranës, të cilat i hasni kudo edhe vetë cdo ditë, dhe po ashtu lejet që ka dhënë për kulla të tjera që jane ne faza të nisjes së ndërtuari. (në video janë vetëm një pjesë e pallateve që po ndërtohen, jo ato që tashmë janë të përfunduara)

Realiteti është krejt i ndryshëm nga propaganda. Në televizion shfaqet duke mbjellur pemë, në realiteti ka rritur lejet e ndërtimit në Tiranë. Në 2017 i rriti me 118% nga viti 2016, duke 2.5-fishuar sipërfaqen e ndërtuar. Ndërsa në vitin 2018 që ende nuk ka përfunduar ka arritur të rris me 61% lejet e ndërtimit, në 6 mujorin e parë.

Më shumë beton bëhet gati për Tiranën por Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkaterroj përfundimisht Tiranën sepse qytetarët tashmë e kanë kuptuar edhe e shikojnë realitetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga