web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tahiri, Shullazi dhe Rama janë një”/ Basha jep alarmin nga Vlora

20 Shtator 2018, 08:44, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi i jashtëzakonshëm i opozitës në Vlorë ka lëshuar akuza të forta kundër qeverisë.

Basha është shprehur se qeveria është e korruptuar deri në palcë.

?Janë të korruptuar deri në palcë. Rama dhe një tufë delesh u kapën duke vjedhur me ?ligjin Fusha?. E dinë të gjithë se Rama është një hajdut me damkë dhe se shteti është në kolaps. Në dy muajt e fundit në Vlorë ka pasur bilanc lufte.Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi, Tahiri e Rama janë një. Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”,- është shprehur Basha.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Basha thënë se policia është shtojcë e krimit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga